Kapiteni i Ipswich Townit, Dara O’Shea, është shumë i lumtur që Anis Mehmeti iu bashkua klubit, dhe e ka vlerësuar atë si “njërin prej më të mirëve në ligë”.
25-vjeçari Mehmeti iu bashkua Ipswichit nga Bristol City për 3.5 milionë euro të premten e kaluar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi debutoi menjëherë si zëvendësues vetëm 24 orë më vonë, në humbjen 3:1 në udhëtim te Sheffield United.
Mehmeti para se t’i bashkohej Ipswichit, kontribuoi me tetë gola dhe gjashtë asistime në kategorinë e dytë të futbollit anglez.
“Ai është lojtar shumë i mirë dhe u gëzuam kur u tha se do të na bashkohej. Është prej lojtarëve më të mirë në ligë, teknikisht, me topin në këmbë, ai është i shkëlqyer”, ka deklaruar O’Shea.