Humbja nga Fluminense në një të tetën e finales në Kupën e Botës për Klube është pritur rëndë tek Interi.
Kapiteni Lautaro Martinez ka kritikuar publikisht bashkëlojtarët pas humbjes.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kushdo që dëshiron të qëndrojë, qëndron. Kushdo që nuk dëshiron të qëndrojë duhet të shkojë”, ka thënë Martinez për DAZN pas ndeshjes në Charlotte.
Komenti i sulmuesit erdhi pas një edicioni shumë të gjatë prej 11 muajsh, që përfundoi me vendin e dytë në Ligën e Kampionëve dhe në Serie A të Italisë.
Trajneri i ri i Interit, Christian Chivu, ka përkrahur Martinezin.
Ndërkohë suksesi i Fluminenses ka konfirmuar paraqitjen e fuqishme të brazilianëve në Botërorin e klubit. Fluminense u bë ekipi i dytë brazilian që u kualifikua në çerekfinale.
“Po mësojmë njerëzit nëpër botë që futbolli në Amerikën e Jugut është i mirë po ashtu”, ka thënë Everaldo i Fluminenses.