Harry Kane është në superformë dhe tani synon një tjetër rekord të Robert Lewandowskit në elitën e futbollit gjerman, atë për gola të realizuar në një edicion.
Kane ka shkëlqyer me fanellën e Bayernit ndërsa ka realizuar plot 18 gola në 14 paraqitje. I ka edhe tri asistime në Bundesligë.
Kapiteni i Anglisë ka thënë se rekordi i Lewandowskit është i arritshëm.
“Mendoj se është i mundur, sidomos pas startit të jashtëzakonshëm që kam pasur”, ka thënë 32-vjeçari për Sky, duke iu referuar 41 golave të shënuar nga Lewa për Bayern Munichun në edicionin 2020/2021.
Megjithatë, rruga ende është shumë e gjatë për kapitenin anglez.
“Rekordi i Lewandowskit është i jashtëzakonshëm dhe është vështirë për t’u thyer. E di këtë”.
Kane, paraqitje shumë të mira ka pasur edhe në garat e tjera. Në këtë edicion deri tani i ka 32 gola e katër asistime në 29 paraqitje në total.