Sulmuesi i Bayernit, Harry Kane, dhe ai i Manchester Cityt, Erling Haaland, kanë shënuar numër të njëjtë të golave këtë edicion. Të dy yjet kanë nga 20 gola dhe udhëheqin garën për “Topin e Artë”.
Prapa tyre është Kylian Mbappe i Real Madridit me 18 gola. Dhe, sipas të gjitha gjasave, të tre do të jenë deri në fund në garën për ta fituar “Këpucën e Artë” për edicionin aktual.
Por ku renditet sulmuesi i Mallorcas, Vedat Muriqi?
Në listën e publikuar të martën nga “Kicker”, Muriqi renditet i 20-ti me 11 gola. Nga 11 gola kanë edhe Mason Greenwood i Marseillet dhe Ferran Torresi i Barcelonës.
Së fundi “Këpucën e Artë” e fitoi Kylian Mbappe, i cili kishte më së shumti gola në kontinent në edicionin 2024/25.