Aziz Yildirim vlerësohet pretendent i fortë për president të gjigantit turk të futbollit, Fenerbahçe. Dhe mediat turke kanë shkruar të premten se Yildirim ka plan për investim prej 200 milionë eurosh në skuadrën e Fenerit.
Ndër të tjera ai planifikon forcimin e sulmit me Vedat Muriqin dhe Alexander Sorlothin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Është raportuar se Yildirim nuk dëshiron të bëjë gabime në transferimin e sulmuesve”, shkruan “haberler.com”.
Fenerbahçe ka mbetur në hije të Galatasarayt në vjetët e fundit, ndërsa tifozët e zjarrtë të kësaj skuadre presin shumë nga zgjedhjet që do të mbahen në fillim të qershorit.
Muriqi ka shkëlqyer për Mallorcan në La Liga, duke i realizuar 22 gola.
Yildirim ka drejtuar më herët Fenerbahçen dhe ishte president i suksesshëm.