Kampioni i ri i Anglisë, Liverpooli nuk ka fituar sërish. Pas humbjes nga Chelsa 3:1 dhe barazimit 2:2 ndaj Arsenalit, Liverpooli të hënën mbrëma pësoi disfatë nga Brightoni me rezultat 3:2.
Pra është ndeshja e tretë rresht në Premier League e Liverpoolit pa fitore.
Ndeshja Brighton – Liverpool i takoi xhiros së parafundit të elitës së futbollit anglez.
Në minutën e nëntë, Liverpooli kaloi në epërsi me golin e Harvey Elliottit. Ysin Ayari shënoi për 1:1 në minutën e 32-të, kurse Dominik Szoboszlai i dha epërsinë e dytë Liverpoolitn ë minutë ne parë shtesë të pjesës së parë.
Në pjesën e dytë, Brightoni shënoi dy gola për fitoren 3:2. Fillimisht shifrat i barazoi Kaoru Mitoman ë minutën e 69-të, derisa fitoren vendësve ia siguroi Jack Hinshelwood me gol të minutës së 85-të.
Ndeshjen e fundit, Liverpooli e ka të dielën kundër Crystal Palacet në “Anfield”.
Liverpooli i vendit të parë ka 83 pikë, kurse Brightoni në vendin e tetë me 58 pikë.