Kampioni i Italisë, Napoli, kaloi në epërsi në minutën e 31-të me golin e Scott McTominayt. Por, pjesa e parë i takoi skuadrës vendëse PSV Eindhoven.
Skuadra holandeze barazoi shpejtë rezultatin. Katër minuta pas pësimit të golit, barazoi shifrat në 1:1 nëpërmjet autogolit të mbrojtësit, Alessandro Buongiorno.
Në minutën e 38-të Ismael Saibari shënoi golin e epërsisë 2:1 për PSV-në.
Me rezultatin 2:1 përfundoi pjesa e parë.
Ndërkohë skuadra tjetër italiane, Interi, është duke fituar 2:0 ndaj Royal Unionit.
Denzel Dumfries në minutën e 41-të dhe Lautaro Martinez në minutën e parë shtesë të pjesës së parë i shënuan golat për Interin.
