Futboll

PSG-ja e fiton ndeshjen që dhuroi tetë gola

Paris Saint-Germaini

Tetë gola u shënuan të mërkurën mbrëma në “Parkun e Princave” dhe në fund festuan lojtarët e kampionit në fuqi të Evropës, Paris Saint-Germainit.

PSG-ja e fitoi ndeshjen e xhiros së pestë të fazës së ligës në Champions 5:3 ndaj Tottenhamit.

Mysafirët ishin dy herë në epërsi me golat e Richarlisonit dhe Randal Kolo Muanit, por nuk e mbajtën epërsinë. Kolo Muani madje e realizoi edhe golin e tretë për mysafirët.

Por, PSG-ja me ndihmën e tifozëve të vet, realizoi pesë herë për festë në fund.

Vitinha shënoi “hat-trick”, ndërsa me nga një gol në fitore kontribuuan Fabian Ruiz dhe Ëillian Pacho.

Lucas Hernandez u përjashtua nga loja te vendësit pas kartonit të kuq për goditje me bërryl.

PSG-ja e dyta ka 12 pikë, ndërsa Tottenhami mbetet me tetë.


Kampioni i Evropës po barazon me Tottenhamin

Kampioni në fuqi i Evropës, Paris Saint-Germaini, është duke barazuar me Tottenhamin në pjesën e parë.

Richarlison ishte shënues i golit për skuadrën londineze.

Sulmuesi brazilian realizoi në minutën e 35-të.

Ndërkohë, shifrat i barazoi mesfushori portugez, Vitinha, në minutën e fundit të pjesës së parë. Mesfushori portugez realizoi supergol.

Ndeshja që po luhet në “Parkun e Princave” i takon xhiros së pestë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.