Mesfushori i Crystal Palacet, Ebereche Eze, të dielën ekzekutoi një gjuajtje të përkryer të dënimit, por goli i tij nuk u pranua në duelin ndaj Chelseat në udhëtim.
Dhe ndeshja e zhvilluar në “Stamford Bridge” u mbyll baras, 0:0.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo27-vjeçari Eze realizoi në minutën e 13-të.
Megjithatë, gjyqtari kryesor Darren England e anuloi golin pas rishikimit të situatës në VAR, me arsyetimin se mbrojtësi i Palacet, Marc Guehi, ishte një metër afër murit të gjallë të Chelseat kur u ekzekutua goditja e dënimit.
Ky rregull është vendosur në vitin 2019 dhe i kushtoi Palacet.
Chelsea, që së fundmi e fitoi Botërorin e klubeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pati disa mundësi të mira pas pushimit.
Chelsea para 35 ditësh e festoi Botërorin e klubeve pas fitores së thellë ndaj Paris Saint-Germainit në New Jersey.
Pati vetëm 13 ditë përgatitje për edicionin e ri. Te Chelsea të dielën debutuan Estevao, Delap, Santos, Joao Pedro dhe Jamie Gittens.
