Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Kampioni barazon me Veronan

INTER VERONA

Interi është ndalur në barazim 1:1 nga skuadra e Veronas.

Ndeshja e zhvilluar të dielën pasdite i takoi xhiros së parafundit të Serie A.

Andrias Edmundsson shënoi autogol në minutën e 47-t për epërsinë e Interit.

Verona i barazoi shifrat në minutën e 91-të me golin që e realizoi Kieron Bowie.

“Nerazurrët” më herët e kanë fituar titullin e kampionit në Itali. E mban pozitën e parë me 86 pikë.

Verona ka rënë nga elita. E zë vendin e parafundit me 21 pikë.