Kameruni ka siguruar kalimin në çerekfinale të Kupës së Afrikës në futboll. Në 1/8 e finales të dielën Kameruni mposhti Afrikën e Jugut me rezultatin 2:1.
Junior Tchamadeu (34’) dhe Christian Kofane (47’) shënuan për Kamerunin
Evidence Makgopa për Afrikën e Jugut realizoi golin e vetëm në minutën e 88-të.
Kameruni në çerekfinale do të përballet me Marokun. Maroku të dielën në 1/8 e finales mposhti 1:0 Tanzaninë.