Zuerichu siguroi të hënën kualifikimet në Ligën e Konferencës falë fitores 2:1 kundër Luganos. Golin e parë për Zuerichun e shënoi Lindrit Kamberi në minutën e 12-të.
Zuerichu është në vendin e katërt me 57 pikë. Kamberi dhe Mirlind Kryeziu kompletuan ndeshjen, kurse Bledian Krasniqi u zëvendësua në minutën e 93-të të ndeshjes që i takoi javës së 37-të të Superligës së Zvicrës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër Luganon nga fillimi i ndeshjes ishin Amir Shaipi, Uran Bislimi dhe Albian Hajdari. Bislimi në minutën e 84-t ia liroi vendin në fushë shqiptarit tjetër, Shkëlqim Vladit.
Lugano mbetet në vendi ne dytë, pozitë që siguron kualifikimet në Ligën e Kampionëve.