Juventusi është i interesuar që ta kthejë në skuadër sulmuesin e Liverpoolit, Federico Chiesa.
Juve po përgatit një ofertë zyrtare për Chiesan, për huazim deri në fund të këtij edicioni, duke përfshirë opsionin e detyrimit të blerjes së kartonit.
Kështu kanë shkruar të hënën mediumet italiane.
Sulmuesi italian, Chiesa, pikërisht nga Juve në verën e vitit 2024 iu bashkua Liverpoolit për 12 milionë euro.
Chiesa është i hapur për një kthim në Torino. Por marrëveshja mes dy klubeve nuk pritet të realizohet lehtë.
“Të Kuqtë” nuk dëshirojnë që ta largojnë Chiesan në afatin kalimtar dimëror.
Juve ende nuk ka arritur marrëveshje me Chiesan për kushtet financiare. Java e ardhshme pritet të jetë vendimtare për çdo lëvizje të mundshme të sulmuesit të krahut të djathtë.
28-vjeçari me Liverpoolin i ka shënuar dy gola dhe ka bërë tri asistime në 20 paraqitje në të gjitha garat e edicionit aktual.