Edon Zhegrova është duke kaluar formë të mirë këtë edicion me skuadrën e Lillet.
Me formën që është duke e treguar shumë skuadra evropiane kanë shprehur interesim për t’i siguruar shërbimet e Reprezentuesit të Kosovës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“One Football”, ka raportuar të shtunën se gjiganti italian, Juventus po insiston që ta transferojë Zhegrovën në afatin kalimtar të janarit.
Përpos Zhegrovës, Juventusi është duke e ndjekur edhe sulmuesin kanadez të Lillet, Jonathan David.
25-vjeçari Zhegrova këtë edicion në të gjitha garat ka shënuar shtatë gola dhe ka bërë një asistim në 15 ndeshje të luajtura.
Zhegrova është shumë i rëndësishëm për Lillen. Për 25-vjeçarin më herët kanë shprehur interesim edhe disa skuadra si Roma, Fulhami, RB Leipzigu, Real Madridi dhe Borussia Dortmundi.