Futboll

Juventusi e zyrtarizon Davidin

Jonathan David

Jonathan David është sulmuesi më i ri i skuadrës së Juventusit.

“Zonja e Vjetër” të premten ka njoftuar se ka arritur marrëveshje për ta transferuar Davidin.

25-vjeçari David te Juve është transferuar si futbollist i lirë pasi ditë më parë i skadoi kontrata me Lillen. Me gjigantin italian, David ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare.

“Jonathan David është zyrtarisht lojtar i Juventusit. Mirë se erdhe në Torino, Jonathan! Mezi presim të të shohim në fushë”, shkruan Juve në rrjetet sociale.

Davidi te Lille qëndroi për pesë vjet. Ai me klubin francez zhvilloi 232 ndeshje ku kontribuoi me 109 gola dhe 30 asistime.

Sulmuesi kanadez karrierë ka bërë edhe te Genti dhe Ottawa.