Igor Tudor nuk është më trajner i Juventusit.
Klubi nga Torino të hënën mori vendimin për shkarkimin e teknikut kroat pët mungesë rezultatesh.
Juve të dielën mbrëma pësoi nga Lazio. Është në seri pa fitore.
Pjesë e Juventusit është Edon Zhegrova, por ai nuk e fitoi rastin në ndeshjet e fundit nga kroati tashmë i shkarkuar. Zhegrova ende ka telashe me lëndime.
Juventusi mesjavën e kaluar pësoi nga Real Madridi në Ligën e Kampionëve. Para Realit e mposhti edhe Como në Serie A.
Së fundi “Zonja e Vjetër” ka fituar më 13 shtator, 4:3 ndaj Interit. Më pas barazoi me Dortmundin, Veronan, Atalantan, Villarrealin e Milanin. Dhe pas pesë barazimeve rresht pësuan tri humbje.
Kjo seri ishte e papërballueshme për drejtuesit e Juventusit që vendosën të ndajnë rrugët me kroatin.
47-vjeçari e mori drejtimin e Juventusit më 23 mars të këtij viti. Në pjesën e fundit të kampionatit të kaluar rezultatet ishin të pranueshme, por jo ato të këtij edicioni.
Tudor më herët ka drejtuar edhe Lazion, Marseillen, Veronan, Hajdukun e Splitit, Udinesen, Galatasarayn, Karabuksporin dhe PAOK-un.
Kishte karrierë të suksesshme edhe si lojtar. Ndër të tjera ishte te Juventusi nga viti 1998 e deri në vitin 2007.
Juventusi ka rënë në vendin e tetë në Serie A me 12 pikë nga tetë ndeshje.
Me Tudorin në krye, Juventusi i kishte dhjetë fitore, tetë barazime e gjashtë humbje.