Futboll

Juve bën tjetër ofertë për sulmuesin e Crystal Palace

jean

Juventusi ka bërë tjetër ofertë për sulmuesin e Crystal Palace, Jean-Philippe Mateta, shkruan të martën “Tuttosport”. 

Juve dëshiron që të sigurojë shërbimet e Matetat në formë huazimi deri në përfundimin e këtij edicioni.

“Zonja e Vjetër” po punon për ta sjellë Matetan në skuadër para ndeshjes së rëndësishme të së dielës kundër Napolit.

Oferta fillestare e Juventusit për Matetan u refuzua nga Palace javën e kaluar. 

Në marrëveshjen e huazimit përfshihet edhe opsioni i blerjes së kartonit për 30 milionë euro. 

Opsioni për ta blerë kartonin do të bëhet i detyrueshëm nëse Juventusi kualifikohet në garat evropiane për edicionin e ardhshëm. 

Siç është raportuar, Juve ka arritur marrëveshje personale me Matetan. 

28-vjeçari me Palacen ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm. 

Ai te klubi anglez u transferua në vitin 2022 nga Mainzi për 11 milionë euro. 

Me Palacen ka zhvilluar 185 ndeshje, kurse ka kontribuar me 56 gola dhe 13 asistime. Ka të fituar edhe dy trofe. Mateta është reprezentues i Francës.