Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Joao Neves shkëlqen në fitoren e thellë të Parisit

Joao Neves

Joao Neves ka shënuar “hat-trick” ndërsa PSG-ja ka fituar bindshëm ndaj Toulouset.

Ndeshja e së shtunës mbrëma i takoi xhiros së tretë të kampionatit francez dhe përfundoi 6:3 për kampionin në fuqi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ousmane Dembele i shënoi dy gola për parisienët, ndërsa një e realizoi Bradley Barcola.

Për skuadrën vendase, Toulouse, golat i shënuan Charlie Cresswell, Yann Gboho dhe Alexis Vossah.

PSG-ja e shënoi fitoren e tretë rresht dhe udhëheqë në tabelë me nëntë pikë.

Toulouse e pësoi humbjen e parë pas dy fitoreve.