Simon Mignolet dhe Hans Vaneken nga Club Brugge morën nga një bonus pasi fituan “Këpucën e Artë” të Belgjikës. Por çfarë ndodhi me rastin e Ardon Jasharit?
“Jashari gjithashtu kishte një bonus për Këpucën e Artë në kontratën e tij”, i tha një burim nga klubi mediumit belg “HLN”.
“Dua ta përgëzoj Ardon Jasharin për çmimin. Jashari kishte të drejtë ta merrte bonusin nga Club Brugge, por për shkak se kontrata e tij e punës ishte lidhur tashmë kur ai fitoi çmimin, Club Brugge nuk është i detyruar dhe nuk lejohet t’i paguajë asgjë Jasharit”.
Nuk dihet se për çfarë shume kishte rënë dakord Jashari. Por një burim tjetër ka bërë me dije se bonusi që klubi ndan për lojtarët që fitojnë Këpucën e Artë është midis 50 deri në 100 mijë euro bruto.
Jashari më 11 janar u shpall lojtari më i mirë i kampionatit të Belgjikës për vitin 2025.
Jashari iu bashkua Milanit verën e vitit të kaluar.