Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Jaroviq, më i miri i xhiros

Senad Jaroviq

Sulmuesi i Gjilanit, Senad Jaroviq, është shpallur futbollisti më i mirë i xhiros së 20-të në Superligën e Kosovës.

Jaroviqi i shënoi golat në fitoren 2:1 të Gjilanit ndaj Ballkanit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Boshnjaku Jaroviq u shpreh i lumtur për çmimin.

“Dua të falënderoj ekipin sepse bëmë një punë shumë të mirë. Qëndruam të bashkuar gjithë ekipi. Gjithashtu falënderime për trajnerët, të cilët na mbajtën pozitivë, sepse në këto situata nuk është gjithmonë e lehtë të rikthehesh më i fortë. Sidomos kundër Ballkanit, kampionit aktual. Mendoj se tani jemi në rrugën e duhur dhe duam të vazhdojmë me rezultate pozitive në kampionat”, ka thënë shtatlarti Jaroviq.