Futboll

Ferizaj fiton një pikë me gol të minutës së 100-të

Klubi Ferizaj

Skuadra e Ferizajt ka fituar një pikë me gol të minutës së 100-të kundër Gjilanit në kuadër të xhiros së 14-të të elitës së futbollit kosovar.

Golin e barazimit 2:2 e shënoi Jakup Berisha. Ai realizoi gol nga penalltia.

Në fakt, Ferizaj kishte shënuar gol më herët për 2:2. Por goli u anulua nga gjyqtari Bardh Ajeti dhe nëpërmjet VAR-it më pas u dha penallti të cilën në gol e shndërroi Berisha.

Berisha shënoi edhe golin e parë për Ferizajn në minutën e pestë shtesë të pjesës së parë.

Dy golat për Gjilanin i realizoi sulmuesi Senad Jaroviq. Golat i shënoi në minutën e 21-të dhe 60-të.

Gjilani është në vendin e tetë me 16 pikë, kurse Ferizaj një pozitë më poshtë me një pikë më pak.


Gjilani kalon sërish në epërsi

Gjilani ka kaluar sërish në epërsi 2:1 ndaj Ferizajt.

Golin e dytë për Gjilanin e realizoi Senad Jaroviq në minutën e 60-të.

Jaroviq e realizoi edhe golin e parë për skuadrën gjilanase.


Mbyllet baras pjesa e parë në Gjilan

Pjesa e parë e ndeshjes mes Gjilanit dhe Ferizajt është mbyllur baras 1:1.

Senad Jaroviq e kaloi në epërsi Gjilanin në minutën e 21-të.

Por Ferizaj reagoi duke i barazuar shifrat në minutën e pestë shtesë të pjesës së parë me golin që e shënoi Jakup Berisha.

Ndeshja i takon xhiros së 14-të të elitës së futbollit kosovar.


Jaroviq e kalon në epërsi Gjilanin

Senad Jaroviq e ka kaluar në epërsi Gjilanin ndaj Ferizajt. Sulmuesi i qendrës, Jaroviq, shënoi nga afërsia për 1:0.

Ndeshja i takon xhiros së 14-të të elitës së futbollit kosovar.