Mesfushori kosovar Adnan Januzaj pritet të paraqitet të dielën për herë të parë me fanellën e Las Palmasit në La Liga. Ai ka tejkaluar lëndimin e pësuar në muajin gusht dhe do të ftohet për ndeshjen kundër Athletic Bilbaos. Ndeshja Las Palmas – Athletic Bilbao i takon javës së pestë të elitës së futbollit spanjoll.
29-vjeçari, në afatin kalimtar të verës, u huazua nga Sevilla te Las Palmasi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoJanuzaj më herët ka luajtur edhe për Real Sociedadin, ndërsa karrierë ka bërë edhe në Turqi, Angli e Gjermani. Las Palmas ka dy barazime dhe dy humbje në katër xhirot e para.