Adnan Januzaj mund të kthehet tek Anderlechti i drejtuar nga trajneri Besnik Hasi. “Het Laatste Nieuws” ka raportuar se Anderlechti ka kontaktuar menaxherin e Januzajt.
Sevilla ia ka dhënë lejen Januzajt të largohet gjatë verës. Januzaj është lojtari më i paguar në Sevilla.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi u huazua te Las Palmasi verën e kaluar nga Sevilla deri në përfundim të edicionit 2024/25.
30-vjeçari me Sevillan ka kontratë edhe një vit. Por, siç është raportuar më herët, as skuadra e Sevillas e as Las Palmasi nuk e kanë në plane Januzajn për edicionin e ardhshëm.
Sevilla do të përpiqet të arrijë marrëveshje me Januzajn për ndërprerje të kontratës.
Ish-futbollisti i Manchester Unitedit, në 18 ndeshjet e zhvilluara në La Liga, i realizoi dy gola dhe kontribuoi me një asistim. Tek Unitedi ishte transferuar nga të rinjtë e Anderlechtit.