Adnan Januzaj është i hapur që të kthehet te klubi i fëmijërisë, Anderlechti.
Mediumet belge kanë raportuar të hënën se Januzaj dëshiron që t’i bashkohet klubit ku trajner është Besnik Hasi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTek Anderlechti, Januzaj është zhvilluar si futbollist.

Sulmuesi i krahut luan për skuadrën e Sevillas. 30-vjeçari me klubin spanjoll ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm. Sevilla nuk e ka në plan për edicionin e ardhshëm. Klubi nga La Liga mendon që t’ia shkëpusë kontratën.

Januzaj është lojtari më i paguar në Sevilla. Ai u huazua te Las Palmasi edicionin e kaluar. Për Januzajn kanë shprehur interesim disa skuadra nga Meksika dhe nga Arabia Saudite.
Me Përfaqësuesen e Belgjikës, Januzaj ka 15 ndeshje të zhvilluara dhe një gol të shënuar.