Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo26-vjeçari është produkt i Chelseat, ndërsa në ekipin e parë debutoi në shtator të vitit 2019. Mbrojtësi anglez është më i paguari te Chelsea me 250 mijë funte në javë.
Kontrata e mëparshme e Jamesit skadonte në vitin 2028.
James ka qenë titullar në 19 prej 26 ndeshjeve në Premier League këtë edicion, ndërsa në total i ka 225 paraqitje për klubin.
“Jam shumë i lumtur që e vazhdova kontratën. Chelsea do të thotë shumë për mua. E kam thënë gjithmonë se dua që vitet më të mira t’i kem këtu”, ka deklaruar ai.
James e fitoi Ligën e Kampionëve me Chelsean në vitin 2021, bashkë me Superkupën e Evropës.
Vitin e kaluar e fitoi Ligën e Konferencës dhe Kupën e Botës për Klube. Kapiten u bë para tre vjetësh.