Bayern Muncheni ka huazuar sulmuesin Nicolas Jackson nga Chelsea. Bayerni ka paguar 16.5 milionë euro për huazimin e Jacksonit 24-vjeçar. Kampioni i Gjermanisë ka edhe të drejtën për blerjen e reprezentuesit të Senegalit.
“Jam shumë i lumtur që jam pjesë e këtij klubi të madh. Bayerni është një prej klubeve më të mira në botë...Kam synime të mëdha dhe ëndrra dhe do të jap gjithçka për ta ndihmuar Bayernin të fitojë më tepër tituj”, tha Jackson.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo