Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Italinë e pret punë e vështirë në Zenicë

Edin Xheko

Foto: Associated Press

Italia synon të kthehet në Kampionat Botëror, pasi mungoi në vitin 2018 dhe 2022. Por italianët i pret punë shumë e vështirë për të arritur këtë.

Në finale të plejofit evropian, Italia përballet me Bosnjë-Hercegovinën. Ndeshja zhvillohet në stadiumin “Bilino Polje” në Zenicë, të martën nga ora 20:45. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Stadiumi e po ashtu fusha nuk janë në gjendjen më të mirë dhe kjo pritet të jetë sfidë shtesë për italianët.

Boshnjakët janë shumë të motivuar për sukses të madh. Ata kanë luajtur në Botëror vetëm në vitin 2014, kur u ndalën në fazën grupore. Sulmuesi ikonik, Edin Xheko, do ta udhëheqë Bosnjë-Hercegovinën në finalen e madhe me Italinë.

Në gjysmëfinale të plejofit, Italia fitoi 2:0 ndaj Irlandës së Veriut në Bergamo, ndërsa Bosnja fitoi me penallti ndaj Uellsit në Cardiff. Pikërisht Xheko shënoi në minutën e 86-të për 1:1 dhe për të siguruar kohën shtesë e më pas edhe penalltitë.  

Në finale të plejofit paraqitet edhe Suedia, ndaj së cilës Kosova fitoi dy herë në kualifikimet e rregullta. Por Suedia avancoi në plejof për shkak të suksesit në Ligën e Kombeve. Në gjysmëfinale, suedezët e eliminuan Ukrainën.

Suedia e pret Poloninë në finale. Polakët e eliminuan Shqipërinë në gjysmëfinale.

Finalja tjetër është në mes të Çekisë dhe Danimarkës.