Çekia pas penalltive në Botërorin 2026
Çekia ka mposhtur Danimarkën pas penalltive në finalen e plejofit për Botërorin 2026. Koha e rregullt përfundoi 1:1, ndërsa në shtesa skuadrat shënuan edhe nga një gol. Në penallti Çekia fitoi 3:1.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPavel Shulc (3’) dhe Ladislav Krejçi (100’) shënuan golat për Çekinë, ndërsa Joachim Andersen (72’) dhe Kasper Hogth (112’) për Danimarkën.
Bosnjë-Hercegovinë – Itali në vazhdime
Italia nuk ka arritur të ruajë deri në fund epërsinë e krijuar në minutën e 15-të.
Italianët kaluan në epërsi me gol të Moise Keanit.
Por gjërat u vështirësuan për italianët pas kartonit të kuq nga Alessandro Bastoni.
Bosnja e barazoi rezultatin në minutën e 79-të. Golin për rezultatin 1:1 e shënoi Haris Tabakoviq.
Goli i Gyokeresit e çon Suedinë në Botëror
Suedia e ka siguruar biletën për Botërorin që këtë verë mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.
Suedia në finale të plejofit mposhti Poloninë e udhëhequr nga Robert Lewandowski.
Suedezët mposhtën polakët me rezultat 3:2.
Anthony Elanga, Gustaf Lagerbielke dhe Viktor Gyokeres shënuan golat e fitores për Suedinë.
Nicolo Zalewski dhe Karol Swiderski shënuan golat për polakët.
Suedia ishte në grup me Kosovën, Zvicrën dhe Slloveninë. Përfundoi e fundit në kualifikimet e rregullta. Por siguroi plejofin pas suksesit në Ligën e Kombeve.
Në gjysmëfinale eliminoi Ukrainën, kurse në finale mposhti Poloninë për të bërë vend në Botëror.
Shkon në vazhdime finalja e plejofit Çeki – Danimarkë
Ka shkuar në vazhdime finalja e plejofit ndërmjet Çekisë dhe Danimarkës.
Koha e rregullt përfundoi baras, 1:1.
Çekët kaluan të parët në epërsi me golin e shënuar nga Pavel Sulc në minutë ne tretë.
Danezët barazuan rezultatin nëpërmjet Joachim Andersenit në minutën e 72-të.
Italia, Çekia e Suedia në epërsi pas pjesës së parë
Italia, Çekia dhe Suedia janë duke udhëhequr pas pjesëve të para të ndeshjeve finale të plejofit për Botërorin 2026 në futboll.
Italia po udhëheq 1:0 në Zenicë ndaj Bosnjë-Hercegovinës, falë golit të shënuar nga Moises Kean në minutën e 15-të. Italia nga minuta e 42-të është me një lojtar më pak në fushë pas përjashtimit me të kuq të Alessandro Bastonit.
Çekia ndërkohë po fiton 1:0 në shtëpi ndaj Danimarkës, me golin e shënuar nga Pavel Shulc (3’).
Suedia po udhëheq 2:1 ndaj Polonisë. Anthony Elanga (20’) dhe Gustaf Lagerbielke (44’) shënuan për Suedinë, ndërsa Nicola Zalewski (33’) për Poloninë.
Bosnja shokon Italinë, kualifikohet në Botëror
Bosnjë-Hercegovina është kualifikuar në Botëror pasi ka eliminuar Italinë pas penalltive në finalen e plejofit që u luajt në Tuzla të martën mbrëma.
Koha e rregullt përfundoi baras 1:1. Por në penallti, vendasit u treguan më të saktë duke fituar 4:1.
Italia kaloi në epërsi e para pas golit të Moise Kean. Por punët për ta u përkeqësuan kur mbrojtësi Bastoni u ndëshkua me të kuq në fund të pjesës së parë.
Bosnja barazoi në minutën e 80-të me Tabakoviq.
Në penallti, fitoi 4:1.
Është hera e dytë që Bosnja do të luajë në Botëror. Për Italinë, është Botërori i tretë me radhë ku nuk do të marrë pjesë.