Futboll

Ismajli asiston në fitoren e Torinos

Ardian Ismajli

Mbrojtësi i Shqipërisë, Ardian Ismajli, ka kontribuar me asistim në fitoren 3:0 të Torinos në udhëtim ndaj Veronas. 

Kjo ndeshje u zhvillua të dielën dhe i takoi xhiros së 18-të të Serie A.

Mbrojtësi Ismajli asistoi për golin e tretë të realizuar në minutën e 91-të.

Ai kompletoi ndeshjen dhe ishte prej më të mirëve. 

Në stol mbeti Kristjan Asllani.

Torino është në vendin e 11-të me 23 pikë.