Ish-sulmuesi i Nigerisë, Michael Eneramo, ka vdekur të premten pasi ka kolapsuar në fushë gjatë një ndeshjeje miqësore, ka njoftuar Federata e Futbollit e Nigerisë.
40-vjeçari ka pësuar arrest kardiak pesë minuta pasi nisi pjesa e dytë në ndeshjen që u zhvillua në Kaduna, shkruan tutje në njoftim.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoEnarmo ka luajtur në klube në Turqi dhe Tunizi, ndërsa i pati 10 paraqitje me Nigerinë.
Ai debutoi te Nigeria në miqësoren ndaj Xhamajkës në vitin 2009.
Eneramo njihej me nofkën “tanku” nga tifozët e klubit tunizian, Esperance Sportive de Tunis. Ai njihej për fizik të fortë, ndërsa Esperancen e ndihmoi ta fitojë një trofe.