Sulmuesi Udoyen Akpan është përforcimi më i ri i skuadrës së Gjilanit.
Skuadra gjilanase të premten mbrëma e ka zyrtarizuar transferimin e Akpanit.
Akpan së fundi ishte pjesë e Drenicës. 26-vjeçarin të mërkurën me marrëveshje të dyanshme i ndau rrugët me Drenicën.
Qendërsulmuesi e shënoi një gol dhe asistoi në një tjetër, në 10 paraqitje në elitën e futbollit kosovar këtë edicion sa ishte pjesë e Drenicës.
“SC Gjilani ka kënaqësinë të bëjë të ditur afrimin më të ri në skuadër, futbollistin Udoyen Akpan. Akpan i bashkohet ekipit tonë nga FC Drenica, duke sjellë me vete një përvojë të pasur të fituar në disa kampionate evropiane. Gjilani i uron mirëseardhje Udoyen Akpanit dhe shpreh besimin se kontributi i tij do të jetë i rëndësishëm për skuadrën në vazhdim të sezonit”, ka shkruar Gjilani në rrjetet sociale.