Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Ish-portieri i Unitedit shpërthen me asistim në Turqi

andre onana

Portieri nga Kameruni, Andre Onana, ka shpërthyer me asistim në elitën e futbollit turk. 

Onana që është pjesë e Trabzonsporit asistoi në barazimin 1:1 ndaj Gaziantepit, në ndeshjen që i takon xhiros së gjashtë. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Portieri shtatlartë nga një distancë e madhe e shërbeu me asistim Paul Onuachun në minutën e 70-të i cili i barazoi shifrat. 

Onana edhe në xhiron e kaluar ishte prej më të dalluarve në fushë edhe pse Trabzonspori u mposht 1:0 nga Fenerbahçe. 

29-vjeçari Onana te Trabzonspori u transferua në afatin kalimtar të verës nga Manchester Unitedi në formë huazimi deri në përfundimin e këtij edicioni.