Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Ish-portieri i Liverpoolit njofton pensionimin nga futbolli

Pepe Reina

Ish-portieri i Liverpoolit, Pepe Reina, ka njoftuar pensionimin nga futbolli në moshën 42-vjeçare. 

Reina ka karrierë shumë të pasur në futbollin evropian. Ka luajtur në shumë skuadra të njohura si Barcelona, Villarreal, Milan, Bayern Munchen, Napoli, Lazio dhe Aston Villa. Së fundi, Reina ka luajtur për skuadrën e Comos. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai këtë edicion ka luajtur në 11 ndeshje në Serie A. 

“Një karriere shumë të bukur po i vjen fundi. Ndihem shumë me fat për atë që kam përjetuar. Nuk e prisja, por mendoj se ka ardhur koha dhe ndiej se duhet ta mbyll këtu”, ka thënë Reina, shkruan të martën “Reuters”. 

Reina ka luajtur për Përfaqësuesen e Spanjës në 36 ndeshje. 

Me Spanjën, Reina e ka fituar një Kupë të Botës dhe dy herë Kampionatin Evropian. 

Me klube, 42-vjeçari Reina i ka fituar plot tetë trofe. 

Mësohet se Reina edicionin e ardhshëm do të bëhet trajner i ekipit U19 të Villarrealit.