Futboll

Ish-mbrojtësi i Milanit në bisedime me Juventusin

Theo Hernandez

Ish-mbrojtësi i njohur i Milanit, Theo Hernandez, që tashmë karrierë bënë në Arabinë Saudite te skuadra e Al-Hilalit, dëshiron që të kthehet në futbollin italian.

Këtë e ka bërë të ditur gazetari italian, Carlo Pellegatti.

Sipas Pellegattit, Juventusi është në bisedime të avancuara për Hernandezin.

“Po e përcjell këtë informacion në lidhje me Theo Hernandezin që më vjen nga Arabia Saudite. Raportimet thonë se Theo, i cili ka kontratë me Al-Hilalin deri në vitin 2028, me vlerë rreth 20-25 milionë euro në sezon, dëshiron të kthehet në Itali dhe se tashmë ka bisedime të avancuara me Juventusin. Ky është lajmi”, ka shkruar Pellegatti. Një transferim në afatin kalimtar të dimrit nuk pritet të ndodhë.

28-vjeçari Hernandez tek Al-Hilali u transferua në verë nga Milani për 25 milionë euro. Këtë edicion në 19 ndeshjet e zhvilluara ka kontribuar me shtatë gola dhe dy asistime.

Francezi Hernandez në të kaluarën ka luajtur edhe për Real Madridin, Real Sociedadin, Atletico Madridin dhe për Deportivo Alavesin.