Ish-mbrojtësi i Chelseat, Filipe Luis, është shkarkuar nga posti i trajnerit te Flamengo, pak orë pasi klubi brazilian regjistroi fitore rekorde prej 8:0 për të arritur në finale të “Campeonato Carioca”.
Luis 40-vjeçar, ka fituar trofe në çdo 14 ndeshje mesatarisht. Ai udhëhoqi Flamengon drejt shtatë trofeve gjatë 100 ndeshjeve në krye, prej se e zëvendësoi ish-selektorin e Brazilit, Tite, në shtator 2024.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFlamengo i humbi dy finale rresht në vitin 2026. U rendit i dyti në Superkupë të Brazilit dhe në “Recopa Sudamericana” në muajin e kaluar.
Pak orë pas fitores 8:0 ndaj Madureiras, të hënën, klubi lëshoi njoftim të shkurtër ku bëhej i ditur shkarkimi i trajnerit Luis. Flamengo me rezultatin e përgjithshëm 11:0 u kualifikua në finale të kampionatit “Carioca”. Do të përballet me Fluminensen, të dielën.
Luis ka luajtur më së shumti tek Atletico Madridi. Për Brazilin i kishte 44 ndeshje e dy gola.