Alexander Isak nuk do të luajë në nisje të edicionit të ri të Premier Leagues për Newcastlen.
U raportua se ai është i lënduar, ndërsa ka stërvitur i vetmuar gjatë kësaj kohe.
Sulmuesi i Suedisë pritet të largohet nga skuadra, por e ardhmja e tij ende nuk dihet, ndonëse interesim ka shprehure Liverpooli.
Ndeshjen ndaj Aston Villas në udhëtim, Newcastle United e luan të shtunën nga ora 13:30.
Isak i ishte bashkuar Newcastlet në vitin 2022 nga Real Sociedadi.
Ai realizoi 23 gola në Premier League në sezonin e kaluar, dhe ishte golashënuesi i dytë më i mirë i ligës prapa Mohamed Salah të Liverpoolit.