Futboll

Irani, megjithatë do t’i ketë përfaqësuesit në short

irani

Një delegacion nga Irani do të jetë i pranishëm në shortin e Botërorit 2026 që do të tërhiqet të premten në mbrëmje, ndonëse kishte kërcënuar me bojkot për shkak të telasheve me viza. 

Irani kishte aplikuar për nëntë viza, por vetëm katër prej tyre u pranuan, ndërsa Mehdi Taj, Presidenti i Federatës së Futbollit të Iranit, ishte në mesin e të refuzuarve. 

Taj ka thënë këtë javë se ka folur me Presidentin e FIFA-s, Gianni Infantinon, dhe se askush nga Irani nuk do të jetë i pranishëm në short, nëse kanë telashe me viza. 

Por, vetëm një ditë para shortit që tërhiqet në Washington, është bërë e ditur se Irani do t’i ketë disa përfaqësues të pranishëm. 

Irani u kualifikua në Botërorin e shtatë dhe të katërtin rresht.