Portieri Arijanet Muriq është ftuar nga Kosova, shkruan të enjten në njoftimin e klubit të Premier Leagues së Anglisë, Ipswich Town.
“Aro, i transferuari nga Burnley këtë verë, është përfshirë në skuadrën e Kosovës për ndeshjet e Ligës së kombeve kundër Rumanisë dhe Qipros”, shkruan sajti i klubit anglez.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMuriq është portier i parë i Kosovës.
Ai pritet të paraqitet nga minuta e parë në ndeshjen kundër Rumanisë më 6 shtator në Prishtinë dhe ndeshjen kundër Qipros tri ditë më vonë në Nikosia.