Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Inzaghi shihet si zëvendësues i Artetas

Simone Inzaghi

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, shihet si zëvendësues i Mikel Artetas në krye të skuadrës së Arsenalit.

Lajmi është bërë i ditur të premten nga mediumi italian “Tuttosport”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Inzaghi është vetëm një trofe larg për t’u bërë trajneri më i suksesshëm i Interit.

Kontrata e tij me “nerazzurrët” skadon në vitin e ardhshëm.

Interi i Inzaghit e mposhti Arsenalin në Ligën e Kampionëve në muajin nëntor, në kohën kur tekniku italian pranoi se për të janë interesuar disa klube të Premier Leagues.