Simone Inzaghi do të jetë trajner i skuadrës arabe Al Hilal. Kështu të paktën ka njoftuar të martën eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano.
Inzaghi ka edhe një vit kontratë me Interin, por pritet të largohet nga finalisti i Ligës së Kampionëve. Ai ka qëndruar gjatë tek Interi, ndërsa vlerëson se është koha për sfidë të re.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMarrëveshja me skuadrën Al Hilal është për tri vjet, ndërsa projekti vlerësohet shumë ambicioz.
Inzaghi largohet nga Interi me një titull të Serie A, dy trofe të Kupës, tri Superkupa të Italisë dhe dy finale të Ligës së Kampionëve.