Renditja jo e mirë në tabelën e Ligës së Kampionëve nuk e pasqyron realitetin e skuadrës gjermane, Leipzig. Leipzigu i ka humbur katër ndeshjet e para në “Champions”.
Sipas trajnerit të Interit, Simone Inzaghi, Leipizgu e ka merituar të fitojë në Ligën e Kampionëve për shkak të paraqitjes së mirë në fushë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Në katër ndeshjet e Ligës së Kampionëve që ka luajtur, Leipizgu meritoi më shumë. Leipizgu ka shumë lojtarë cilësorë dhe renditja në tabelë nuk pasqyron paraqitjet e tyre në Evropë. Ne gjithmonë duhet të punojmë më shumë. Ne gjithmonë përpiqemi të shohim se ku mund të bëjmë më mirë. Të shtunën në Verona shënuam pesë gola në pjesën e parë, por pamë se ku bëmë disa gabime që mund të na kushtonin shtrenjtë”, ka thënë Inzaghi në konferencë për shtyp të hënën.
Interi dhe Leipzigu takohen të martën nga ora 21:00 në kuadër të xhiros së pestë të Ligës së Kampionëve.
Interi ka tri fitore dhe një barazim.