Mediumi italian, “Il Corriere della Sera”, ka shkruar të premten se gjyqtarët në Itali kanë thënë se trajneri i Interit, Simone Inzaghi, e ka merituar kartonin e kuq për kërkesën që e pati në derbin ndaj Milanit.
Milani ditë më parë e fitoi 3:0 ndeshjen kthyese të gjysmëfinales së Kupës së Italisë dhe avancoi në finale ku më 14 maj luan ndaj Bolognas në “Olimpico” të Romës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTrajneri i “nerazzurrëve” kishte kërkuar me tone të larta që të mos jepen minuta shtesë në atë duel, pasi ndeshja veçse ishte humbur me rezultat të thellë.
Por, gjyqtari kryesor, Daniele Doveri, nuk e kishte përjashtuar nga loja.
Kërkesa e Inzaghit ishte plotësuar dhe gjyqtari Doveri e kishte mbyllur ndeshjen menjëherë pasi përfunduan 90 minutat.
Inzaghi dhe Interi mbesin në garën për titull në Serie A dhe janë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ku do të ballafaqohen me Barcelonën.