Kampioni në fuqi i Italisë, Interi, e ka shmangur disfatën në fundin e ndeshjes.
“Nerazzurrët” të dielën mbrëma barazuan 1:1 në udhëtim te Monza.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPortugezi Dany Mota i dha epërsinë vendësve në minutën e 81-të.
Por, futbollistët e Monzas nuk e mbajtën epërsinë dhe pranuan gol dy minuta para fundit.
Mbrojtësi i krahut të djathtë, Denzel Dumfries, i barazoi shifrat pasi shënoi nga afërsia pas asistimit të Carlos Augustos.
Kristjan Asllani ishte titullar dhe luajti deri në minutën e 74-t.
Interi në katër ndeshje ka tetë pikë, aq sa kanë edhe Juventusi e Torino.
Lider është Napoli që ka nëntë pikë.