Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Interi “shkatërron” Veronan, Asllani asiston

Inter nentor 2024

Interi ka shënuar fitore të thellë 5:0 ndaj Veronas të shtunën. Kjo ndeshje i takoi xhiros së 13-të të Serie A. Mesfushori i Shqipërisë, Kristjan Asllani, ishte i përfshirë në njërin prej golave të Interit. 

Pesë golat e skuadrës së drejtuar nga trajneri, Simone Inzaghi, i realizoi në pjesën e parë. Joaquin Correa në minutën e 17-të shënoi për 1:0. Marcus Thuram e shënoi golin e dytë dhe të tretë në minutën e 22-të dhe 25-të. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Asllani asistoi te goli i katërt që e shënoi qendërmbrojtësi Stefan de Vrij në minutën e 31-të. 

Për 5:0 realizoi Yann Bisseck në minutën e 41-të. Asllani e kompletoi ndeshjen. 

Interi ka 28 pikë dhe është në pjesën e epërme të tabelës. 

Verona ka 12 pikë dhe renditet në mesin e tabelës.