Interi mund të bëhet kampion i ri i Italisë të dielën.
“Nerazzurrët” përballen me Parman nga ora 20:45. Ndeshjet e kësaj fundjavë në Itali i takojnë xhiros së 35-të.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoInteri është i pari me 79 pikë, dhjetë më shumë se Napoli i vendit të dytë dhe 12 më shumë se Milani, i treti. Deri në fund të kampanjës në Itali kanë mbetur edhe katër xhiro.
Fitorja në shtëpi të dielën do t’ia siguronte Interit titullin. Edhe një pikë do të mund të ishte e mjaftueshme, varësisht prej rezultateve të ndeshjeve të Napolit dhe Milanit.
“Zikaltrit” do të bëheshin kampion ende pa luajtur, nëse Napoli humb nga Como të shtunën nga ora 18:00 dhe nëse Milani nuk e mposht Sassuolon të dielën nga ora 15:00.
Për trajnerin e Interit, Cristian Chivu, do të ishte trofeu i parë në karrierë.
Interi është edhe në finale të Kupës së Italisë. Luan ndaj Lazios më 13 maj.
Në Itali luhet edhe për vend në Champions.
Juventusi që është i katërti me 64 pikë, duhet ta mposht Veronën të dielën nga ora 18:00, për të mbetur në garë.
Roma e mbyll xhiron e 35-të të hënën nga ora 20:45, me ndeshjen në shtëpi ndaj Fiorentinas.
Italia së fundmi është goditur edhe nga një skandal me gjyqtarë.
Gianluca Rocchi, kryetar i gjyqtarëve në Serie A dhe Serie B, është duke u hetuar për manipulim të ndeshjeve. Nën hetim është edhe mbikqyrësi i VAR-it, Andrea Gervasoni. Është raportuar se Rocchi ka ndikuar në vendimet e VAR-it dhe se ka caktuar gjyqtarë në favor të Interit për disa ndeshje të edicionit 2024/25.