Interi ka fituar me shumë vështirësi përballë Urawa Redsit japonez në xhiron e dytë të Grupit E në Kampionatin Botëror të Klubeve.
Skuadra e Cristian Chivus fitoi me përmbysje në minutat e fundit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoJaponezët kaluan në epërsi në minutën e 11-të nëpërmjet Ryomba Watanabe, ndërsa skuadra që ishte në finale të Ligës së Kampionëve u rikthye me Lautaro Martinezin në minutën e 78-të dhe Valentin Carbonin në shtesë, për fitoren 2:1.
Pas barazimit me Monterreyt dhe fitoren me Urawan, Interi del në pozitën e parë të grupit me katër pikë. River Plate është i dyti me tri pikë, ndërsa Monterrey ka një pikë në pozitën e tretë. Urawa është në fund pa pikë.