Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Interi mbetet disa javë pa Pavardin

Benjamin Pavard

Benjamin Pavard ka pësuar lëndim muskulor i cili mund ta lërë jashtë fushës për disa javë. 

Mbrojtësi i Interit që përfaqëson Francën, u largua nga loja në pjesën e parë në fitoren 1:0 ndaj Leipzigut në Ligën e Kampionëve. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai pritet të mungojë të paktën gjashtë ndeshje, ka njoftuar të enjten “Sky Sport Italia”. 

Problemet tek Interi në fazën e mbrojtjes vazhdojnë të jenë të mëdha, pasi së fundmi është lënduar edhe Francesco Acerbi. 

28-vjeçari Pavard ka zhvilluar 15 ndeshje në të gjitha garat në edicionin aktual, ndërsa e ka një asistim.