Interi nuk ka lejuar befasi në ballafaqimin ndaj Pisas.
“Nerazurrët” të premten e kanë mposhtur thellë 6:2 Pisan në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 22-të të Serie A.
Pjesa e parë ishte dramatike ku u shënuan pesë gola.
Pisa kaloi në epërsi në minutën e 11-të me golin që e realizoi Stefano Moreo.
Italiani Moreo i dyfishoi shifrat në minutën e 23-të.
Mesfushori polak, Piotr Zielinski, e ngushtoi rezultatin në 2:1 në minutën e 39-të.
Dy minuta më pas, Lautaro Martinez, e barazoi rezultatin në 2:2.
Në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë, Francesco Pio Esposito, e kaloi në epërsi 3:2 Interin.
Për 4:2 shënoi mbrojtësi i krahut, Federico Dimarco, në minutën e 82-të. Katër minuta më pas, Ange-Yoan Bonny, e realizoi golin e pestë.
Realizatori i golit të fundit ishte Henrikh Mkhitaryan në minutën e 93-të.
Interi vazhdon të mbetet lider me 52 pikë. Pisa është në pozitën e fundit me 14 pikë.