Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka thënë të mërkurën se është takuar me presidentin e SHBA-së, Donald Trump, që i ka thënë atij se e mirëpret pjesëmarrjen e Iranit në Kupën e Botës 2026 që do të organizohet nga SHBA-ja, Meksika e Kanadaja.
Irani ishte vendi i vetëm që mungoi në samitin planifikues të FIFA-s të mbajtur javën e kaluar në Atlanta, duke krijuar dyshime nëse ekipi i futbollit të këtij shteti do të garojë në SHBA.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPasi nisën sulmet e SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit, Trump tha se nuk brengoset për pjesëmarrjen e Iranit. Ai kishte thënë se “Irani është vend i mposhtur shumë rëndë”.
“Ne po ashtu kemi folur për situatën në Iran dhe për faktin që ekipi i Iranit është kualifikuar për të marrë pjesë në Kupën e Botës”, ka thënë Infantino.
“Gjatë diskutimit, Presidenti Trump ka përsëritur se ekipi i Iranit, natyrisht, është i mirëseardhur për të garuar në turneun në SHBA. Të gjithëve na duhet një ngjarje si Kupa e Botës për të bashkuar njerëzit, tani më shumë se kurrë, dhe unë sinqerisht e falënderoj Presidentin e SHBA-së për përkrahjen e tij”.