Falë golit të Kastriot Imerit, skuadra e Thunit, të shtunën i ka arkëtuar pikët e plota.
Thuni në kuadër të javës së dhjetë të Superligës së Zvicrës e mposhti Sionin si mysafir me rezultatin 1:0.
Mesfushori Imeri golin e fitores e shënoi në minutën e 12-të.
Për 25-vjeçarin ky ishte goli i dytë këtë edicion. Ai luajti vetëm në pjesën e parë.
Ndërsa bashkëlojtari i Imerit, Valmir Matoshi, e kompletoi ndeshjen te mysafirët.
Te Sioni ndeshjen e kompletuan Kreshnik Hajrizi dhe Rilind Nivokazi, kurse Donat Rrudhani, u paraqit deri në minutën e 68-të.
Ndërsa për shkak të lëndimit munguan Benjamin Kololli dhe Altin Shala.
Thuni vazhdon ta mbajë pozitën e parë me 22 pikë. Sioni ka 15 pikë në vendin e katërt.